










Geek and Gorgeous – A Game20 Retinal
3 200 L30 ml
Emulsion i lehtë me përmbajtje të lartë retinAL për të luftuar të gjitha shenjat e moshës.
***Ky produkt këshillohet për personat që kanë përdorur më parë retinoide (retinOL, retinYL, estere, tretinoin). Nëse jeni fillestar, këshillojmë përdorimin e A-Game 5.
RetinAL është “vëllai i madh” i përbërësit më të fuqishëm antirrudhë, retinOL. Ndërkohë që retinOL kërkon 2 procese konvertimi për të arritur formën aktive, acid retinoik (aka tretinoin), retinAL kërkon vetëm 1 proces konvertimi në acid retinoik që është forma aktive që njohin qelizat e lëkurës. është provuar klinikisht që retinAL është 11 herë më i shpejtë se retinOL për arritjen e rezultateve.
| pH | Retinal | Allantoin
Biosaccharide Gum-1 |
6 – 6.5 |
0.2% |
+ |
Pasi konvertohet në acid retinoik, ai ndihmon qelizat të prodhojnë më shumë kolagjen dhe elemente të tjerë të strukturës duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe e tendosur. Gjithashtu ai përshpejton procesin e rigjenerimit qelizor të shtresës së sipërme të lëkurës duke e bërë atë më të lëmuar.
A-Game është një produkt i domosdoshëm antirrudhë, por ai ndihmon gjithashtu me problematika të tjera të lekurës sic janë: hiperpigmentimi dhe lëkura e yndyrshme/akneike.
Për të shpjeguar fortësinë e tij, ne e krahasojmë 0.2% retinAL si nje produkt me retinOL me përqëndrim të mesëm-të lartë ( 0.5 – 1% retinOL), por me shumë më pak irritime dhe rezultate shumë më të shpejta.
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca | Gluten free | Oil free
për kë është?
Rekomandohet për personat që kanë përdorur A-Game 5 dhe tani jeni për nivel më të lartë. Përsa i perkët teksturës, në lekurat mikse/ yndyrshme është shumë i përshtatshëm.
Lloji i lëkurës |
Problematika e lëkurës |
Tekstura |
| Ideal për lëkurat mikse, të yndyrshme | rrudhat e para të mimikës, rrudhat, humbja e elasticitetit, hiperpigmentimet | emulsion i lehtë si mëndafsh me ngjyrë të verdhë |
përdorimi:
Aplikoni një sasi sa një kokërr bizele në lëkurën tuaj në darkë. Në rutinën tuaj fillimisht përdorni produktet gel, serum apo likuide të tjera përpara retinAL dhe pas tij vazhdoni me hidratues. Në mëngjes vendosni me patjetër SPF.
Nëse jeni duke e përdorur A-Game për herë të parë, për 2 javët e para aplikojeni 2-3 herë në javë dhe nëse tolerohet mirë nga lëkura, vazhdoni një natë po e një natë jo për 2 javë të tjera.
Nëse cdo gje shkon mirë, përdoreni cdo natë retinAL-in.
***Mos e përdorni gjatë shtatëzanisë ose gjidhënies!
A-Game ka një ngjyrë të verdhë për shkak të retinAL-it që ka si përbërës. Bazuar në eksperincën tonë, ai përthithet nga lëkura dhe nuk le shenja në sipërfaqe.
përbërësit:
Retinal 0.1% – përbërësi superstar antirrudhë. Raporti rezultat/tolerancë është për tu admiruar midis të gjithë retinoideve topik.
Allantoin dhe Panthenol – përbërësit klasik për qetësim të lëkurës dhe mbrotje të barrierës së saj.
Biosaccharide Gum 1 – një molekulë karbohidrate që ka efekte qetësuese cka e bën A-Game akoma edhe më delikat për lëkurën.
| Zgjidhni dozimin: |
30ml |
|---|
Related Products
Recently Viewed
3W CLINIC – Make up PEARL Mist
Abib – Airy Sunstick Smoothing Bar
Abib – Collagen Gel Mask Sedum Jelly
350 L1 copeAbib – Collagen Overnight Mask Firming Jelly
2 790 L80 mlAbib – Dark Spot Collagen Wrapping Mask Glutathione Film
1 890 L100 mlAbib – Lifting Collagen Wrapping Mask
Abib – PDRN Collagen Lip Mask Glazed Jelly
Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.














Reviews
There are no reviews yet.