










Geek and Gorgeous – Cheer Up
1 499 L – 1 500 LPrice range: 1 499 L through 1 500 L30 ml / 100 ml
Eksfoljues me fortësi mesatare, i rekomanduar për lëkurat mikse me 6% Acid Mandelik + BHA, të cilat në kombinim me njëra-tjetrën punojnë në sipërfaqe të lëkurës dhe brenda poreve për t’i pastruar ato.
Teksturë e lëngshme, e cila përthithet menjëherë dhe është e krijuar për të trajtuar problematikat e lëkurave mikse/yndyrshme në mënyrën më efikase të mundshme. Kjo dyshe fantastike (acid mandelik dhe acid salicilik) vepron si në sipërfaqe të lëkurës ashtu edhe brenda saj dhe ka veti anti inflamatore dhe anti bakteriale.
|
pH |
Acid Mandelik | Acid Salicilik |
3.2 – 3.6 |
5% |
1% |
Të dy këta acide bashkohen nga Sarcosine, një derivat aminoacid, që ndihmon në ngushtimin e poreve të mëdha si dhe balancimin e yndyrës. Duke u përdorur rregullisht, Cheer Up lufton disa nga problemet tipike të lëkurave me tendencë akneike si poret e zmadhuara, yndyra e tepërt, pikat e zeza, aknet dhe shenjat post-akne.
Cheer Up nuk irriton dhe nuk than lëkurën dhe është miku më i mirë për lëkurat mikse/yndyrshme dhe me akne, është produkti më i shitur i joni që ka fituar cmimin Beauty Award si eksfoljanti më i mirë në Hungari.
Cruelty free | Vegan | Pa fragranca dhe vajra esencial | Gluten free | Malassezia free | E sigurtë të përdoret në shtatëzani
për kë është?
Mund të përdoret nga të gjithë, por rekomandohet veçanërisht për lëkurat mikse që luftojnë me aknet, pikat e zeza, prodhimin e tepërt të yndyrës dhe poret e zmadhuara. Është gjithashtu mjaft i butë për t’u përdorur në lëkurë të ndjeshme dhe të prirur ndaj skuqjes.
Lloji i lëkurës |
Problematika e lëkurës |
Tekstura |
| mikse, të yndyrshme, sensitive | lëkurë akneike, pika të zeza, prodhim i tepërt i yndyrës dhe pore të zmadhuara | përthithet shpejt, teksturë ujore |
përdorimi:
Rekomandohet të përdoret menjëherë pasi pastrojmë fytyrën. Përdoreni si tonik, me një pambuk ose e përhapim direkt me duar. Shmangeni zonën rreth syve.
Mund ta përdorni cdo ditë në varësi të tolerancës së lëkurës tuaj ose një herë në 2 ditë.
***Acidi Mandelik e bën lëkurën të ndjeshme ndaj diellit keshtu që duhet përdorur kremi i diellit në mëngjes.
përbërësit:
Acid Mandelik – Një alpha hydroxy acid AHA që vjen nga bajamet e hidhura, të cilat njihen edhe për vetitë anti bakteriale. Nuk është thjesht një eksfoljant që vepron në sipërfaqe të lëkurës, por edhe lufton aknet (Vecanërisht i rekomanduar në rastin e pustulave, por ndihmon shumë edhe noduse të inflamuara) ashtu si edhe shenjat post akne.
Acid Salicilik (BHA) – shumë i njohur si një acid i tretshëm në vaj dhe kështu penetron yndyrën e poreve për të shkuar në thellësi të tyre dhe i pastron nga qelizat e vdekura dhe yndyra.
Sarcosine – Një përbërës aminoacid që ndihmon me normalizimin e yndyrës (pa e tharë lëkurën, por nëpërmjet frenuesit 5α-Reductase), ngushton poret e zmadhuara dhe njëtrajtëson tonalitetin e lëkurës.
Xylitylglucoside+Anhydroxylitol+Xylitol – Humektant me bazë sheqeri që rrit mundësitë për tu lidhur me ujin dhe përforëcon barrierën e lëkurës.
| Zgjidhni dozimin: |
100ml ,30ml |
|---|
Related Products
Recently Viewed
3W CLINIC – Make up PEARL Mist
Abib – Airy Sunstick Smoothing Bar
Abib – Collagen Gel Mask Sedum Jelly
350 L1 copeAbib – Collagen Overnight Mask Firming Jelly
2 790 L80 mlAbib – Dark Spot Collagen Wrapping Mask Glutathione Film
1 890 L100 mlAbib – Lifting Collagen Wrapping Mask
Abib – PDRN Collagen Lip Mask Glazed Jelly
Only logged in customers who have purchased this product may leave a review.













Reviews
There are no reviews yet.